Lajmet e fundit

Gjuriq: Pranojmë gjithçka, pos pavarësisë së Kosovës

Marko Gjuriq: Jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është e mundur njerëzisht, politikisht dhe ligjërisht, por ne nuk mund të njohin pavarësinë e Kosovës.

Serbinë nuk mundet dhe nuk do ta detyrojë askush që të vendosë kundër interesave të saj, ka thënë, Marko Gjuriq, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, i pyetur rreth draftit të parë të Kapitullit 35, për tekstin e të cilit thuhet se i imponon Serbisë njohjen e Kosovës.

Ai ka deklaruar për televizionin B92, se ka një draft-platformë, për kapitullin 35, i cili, siç ka thënë Gjuriq, e paragjykon rezultatin e bisedimeve, Kosovë-Serbi, rreth rezultati përfundimtar të tyre, njofton Klan Kosova.

“Para se të bëhet një dokument përfundimtar, ende ka hapësirë ​​për të rregulluar atë. Ne po bëjmë një dialog serioz dhe askush nuk mund të na detyrojë të bëjmë atë që ne nuk besojmë se është në interes të Serbisë”, ka thënë Gjuriq, njofton Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

I pyetur se çfarë realisht mund të bëjë Serbia tani, Gjuriq tha se pala serbe po bënë aktivitet intensive diplomatike duke folur drejtpërdrejtë me të gjitha shtete anëtare të Bashkimit Europian.

“Ne jemi duke u përpjekur që t’i informojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë në lidhje me përmbajtjen e dialogut. Që të gjithë 28 anëtarët e dini se çfarë është rënë dakord, deri tani dhe se çfarë mund dhe çfarë nuk mundemi ne të pranojmë”.

“Jemi të gatshëm të bëjmë gjithçka që është e mundur njerëzisht, politikisht dhe ligjërisht, por ne nuk mund të njohin pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Gjuriq.

Ai nuk është përgjigjur, kur është pyetur për një variant të mundshëm në Serbi, ku do të hidhej një referendum, me të cilin do të pyetshin qytetarët se a duan të vazhdojnë rrugën drejtë Bashkimit Europian, apo të vazhdojnë luftën për Kosovën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.