Drejtori i zyrës për Kosovën Marko Gjuriq është i bindur se Prishtina duhet ta zbatojë marrëveshjen e Brukselit pjesë e së cilës është edhe formimi i Asociacionit të Komunave Serbe.
“Besoj në këto detyra që kanë dalë nga marrëveshja e Brukselit që Prishtina duhet t’i zbatojë, nuk ka rrugë tjetër, përveç zbatimit të asaj që ata kanë premtuar , dhe është e sigurt se Serbia nuk do të heshtë dhe të qëndrojë anash në shkeljen e interesave vitale kombëtare në Kosovë dhe Metohi “, ka thënë Gjuriq për Radio Televizionin e Serbisë .
Gjykata Kushtetuese e Kosovës sot ka pezulluar përkohësisht marrëveshjen për Asociacionin e Komunave Serbe.