Lajmet e fundit
Gjuriq: Statuti i Asociacionit do të kompletohet deri me 25 dhjetor

Gjuriq: Statuti i Asociacionit do të kompletohet deri me 25 dhjetor

Nuk është shenjë e mirë që Prishtina ka dështuar që të ndërmarrë hapa që ta shtyjë përpara procesin e statutit për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, ka thënë Marko Gjuriq, drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, duke shtuar po ashtu se dokumenti duhet të jetë i kompletuar deri me 25 dhjetor.
Në një deklaratë dhënë për Tanjug-un gjatë Forumit të Sigurisë në Beograd, Gjuriq ka thënë se pas marrëveshjes së 25 gushtit, Prishtina ka dështuar që të dëshmojë vullnetin e mirë politik sa i përket kësaj çështjeje, transmeton Klan Kosova.

“Mendoj se Prishtina duhet të tregohet më e shkathët në zbatimin e pjesëve të caktuara të marrëveshjes”, ka thënë ai.

Përveç arritjes së marrëveshjeve është shumë e rëndësishme që të dyja palët të japin mesazhe pozitive politike “njëra tjetrës, dhe për njëra tjetrën” pavarësisht nga dallimet që kemi, është shprehur Gjuriq.

“Nuk ka asnjë arsye dhe asnjë motiv që kosovarët të ndjehen të frikësuar nga politikanët e papërgjegjshëm. Ata nuk kanë nevojë të ndjehen të kërcënuar nga fakti se serbët do të kenë disa të drejta më shumë ose shanse për të vazhduar të jetojnë atje. Kjo nuk paraqet asgjë të keqe për ta”.

“Ne duhet të nxisim marrëdhënie të mira me shqiptarët në mënyrë që edhe serbët të vazhdojnë të jetojnë në Kosovë. Ndoshta fakti se serbët do të vazhdojnë jetën në Kosovë, ka bërë që partitë politike opozitare të deklarohen fuqishëm kundër Asociacionit për shkak se ata mendojnë se kjo paraqet rrezik dhe kërcënim për kosovarët”, ka përfunduar Gjuriq.

Leave a Reply

Your email address will not be published.