Lajmet e fundit

Gjuriq: Themelimi i Asociacionit, kusht për marrëdhënie të mira me Prishtinën

Drejtori i zyrës serbe për Kosovës, Marko Gjuriq, ka thënë se themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe është kusht për normalizimin e mëtejmë të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës. Ai po ashtu ka theksuar se Beogradi do të ushtrojë presion edhe më të madh dhe aktivitet më të gjerë diplomatik në vitin 2016.
Në një intervistë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, Gjuriq ka thënë se Asociacioni do të jetë një nga temat e negociatave që priten të vazhdojnë në fund të janarit, po ashtu edhe statusi dhe pronësia e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, transmeton KosovaPress.

“Dëshirojmë që 2016-a të jetë vit i dialogut, përafrim i marrëdhënie mes Beogradit dhe Prishtinës, pra mes nesh dhe provincës sonë jugore, në interes të popullit tonë. Një debat i madh mbi statusin dhe pronësinë diskutabile të Kishës Ortodokse Serbe duhet të shtrohet. Natyrisht, përpara implementimit të marrëveshjeve të arritura deri tash, për ne parësore është themelimi i ASK-së”, ka thënë Gjuriq.

Sipas tij, kërkesa e Beogradit është që Prishtina të implementojë marrëveshjen e 25 gushtit në përmbajtjen identike që është nënshkruar dhe identike me parimet për themelimin e ASK-së për të cilat është arritur marrëveshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published.