Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti sot anëtarët e grupit muzikor “Gjurmët”, të cilëve u dorëzoi “Çelësin e Qytetit”.
Grupi “Gjurmët” ndodhet ne Tiranë për të marrë pjesë në një koncert që do të zhvillohet ditën e nesërme më 29 dhjetor ku do të performojnë së bashku me 20 të ftuar të tjerë.
Ata janë nderuar nga Kryebashkiaku i Tiranës në shenjë mirënjohjeje ndaj këtij grupi dhe kontributit të dhënë për disa dekada në muzikën shqiptare