Lajmet e fundit

Gjykata e Strasburgut mund të dënojë qeverinë e Kosovës me 10 milionë € për burgosjen dhe maltretimin e deputetëve te opozitës

Strasburg, 26 dhjetor – Gjykata Evropiane mund të dënoj qeverinë e Kosovës me 10 milionë euro për maltretimin dhe burgosjet arbitrare, qe disa prej tyre edhe me pare kishin kaluar nëpër burgjet serbe. Një deputete, viktime e kësaj dhune dhe burgjeve ka pohuar për “Presheva Jonë” se ka përgatitur një dosje prej mëse 80 faqesh me te cilën përmes një prokurori ndërkombëtar do t’i drejtohet Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut me seli Strasburg (The European Court of Human Rights).

Këtu janë përfshirë edhe akuzat për nxitje te luftës civile mes shqiptarëve.

Nëse ju kujtohet dy muaj para vendimit te kushtetues ne tetor Beogradi kundërshton dërgimin e Asociacionit në Kushtetuese. Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic ka thënë për mediat serbe se prej Prishtinës gjithçka mund të pritet, dhe në këtë rast, sipas tij, bëhet fjalë për një lajm shumë të keq. Dmth Beogradi e dinte forte mire, madje para Kosovës se kushtetuesja do te refuzonte ketë marrëveshje me te cilën Serbia ishte në favor, ndryshe Vucici nuk do ta konsideronte si je “lajm i keq” ?!

Prandaj sipas zyrtarit nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg (The European Court of Human Rights) deputetëve të opozitës ju takon dëmshpërblim për shkak të burgosjes dhe maltretimit me qellim te diskreditimit dhe humbjes se reputacionit në masë.

SHBA kane apeluar tek të gjitha palët qe te respektohet vendimi i Kushtetueses për Asociacionin.
Amnesty International dënon atë që e quan përdorim të tepruar të forcës nga Policia e Kosovës në protestën e fundit që është mbajtur nga opozita shqiptare ne Prishtinë Organizata u bën thirrje autoriteteve në Kosovë, për të kryer hetime të plota, të shpejta, efektive dhe të paanshme në lidhje me këtë ngjarje. Nuk është hera e parë që AI reagon kundër dhunës se shfrenuar të policisë kosovare së përdorur ndaj protestuesve shqiture ne Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.