Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kishte sqaruar se asnjë marrëveshje ndërkombëtare e Kosovës nuk mund të jetë objekt i shqyrtimit të Gjykatës Kushtuese . Kjo për shkak se kompetencat e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës nuk e kanë përcaktuar një obligim të tillë.
Duke folur për Marrëveshjen e Asociacionit të Komunave Serbe, ai kishte thënë se kjo marrëveshje është derivat i marrëveshjes së 19 Prillit, e cila ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës me 87 vota.
http://www.dailymotion.com/video/x3az1bl_gjykata-kushtetuese-dhe-marreveshjet-nderkombetare_news
Në atë kohë, PDK ishte në pushtet dhe s’kishte as 60 vota të sigurta derisa kishte arritur konsensus edhe me opozitën për të votuar këtë marrëveshje. Tash, situata është krejtësisht tjetër.
“Gjykata Kushtetuese nuk bën kontrollin kushtetues të marrëveshjeve ndërkombëtare. Gjykata s’ka juridiksion Gjykata Kushtetuese për kontrollin kushtetues të marrëveshjeve ndërkombëtare sepse nuk shkruan në Kushtetutë”, kishte thënë Hasani, në një intervistë, për Emisionin Rubikon të KTV’së.
Ndryshe, Presidentja Atifete Jahjaga ka paralajmëruar se do t’i dërgojë në Gjykatë Kushtetuese dy marrëveshjet e Kosovës të nënshkruara me Serbinë e Malin e Zi.
Mirëpo, një hap të tillë ende s’e ka ndërmarrë.