Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë “arrest meburg” për Ismail Morinajn, i njohur ndryshe edhe si “Ballist“Morina, i kapur para pak ditësh me dy pistoleta pa leje në kryeqytet.
Ismail Morina u arrestua bashkë me 3 shtetas të tjerë që ndodheshin me të në makinë: 22-vjeçari Erion Bahushi, 21-vjeçari Denis Balla dhe 20-vjeçari Marin Rexha.
Ndërkohë, ndaj tre personave të tjerë rëndon akuza e “moskallëzimit të krimit”.
Arrestimi ndodhi vetëm një ditë para ndeshjes Shqipëri-Serbi dhe Morina kishte me vete edhe 36 bileta të kësaj ndeshjeje që u luajt në “Elbasan Arena”. /albeu.com/