Lajmet e fundit

Gjykata Speciale, Kosova duhet të kërkonte edhe gjykimin e UNMIK-ut e NATO-s

Nji Gjykatë Penale Ndërkombëtare asht ngritë për me ndjekë penalisht fitimtarët e luftës së vitit 1999 në Kosovë, shkruen portali i specializuem për drejtësinë në konflikte, “Justice In Conflict”.

Kjo asht hera e parë që nji gjykatë e posaçme themelohet për me ndjekë penalisht fitimtarët e nji lufte.

Kritika kryesore e Tribunaleve Ndërkombëtare asht se ata merren vetëm me palën humbëse, thuhet tutje në këtë shkrim, ku përmendet Gjykata e Nurenbergut, e cila u mor vetëm me krimet e nazistëve, tu’ mos i trajtue krimet e kobshme të Bashkimit Sovietik apo bombardimet e Forcave Aleate në Dresden.

“Gjykata Ndërkombëtare Penale për Ruandën ka dënue vetëm autorët Hutu të gjenocidit, tue i lanë të gjithë të tjerët, përfshi edhe disa që, të pandëshkuem, ma vonë gëzuen pozita të nalta politike. Me nji fjalë, Gjykatat Penale Ndërkombtare merren me vetëm njanën anë të konfliktit dhe në objektiv janë zakonisht të humbësit e luftës”, vlerëson ky portal.

Por në rastin e Kosovës, ka pasë nji shtysë për me sigurue që strukturat e reja janë krijue për me luftue llogaridhanjen e vetëm njanës palë.

Shkrimi i “Justice in Conflict” ven në pikëpyetje faktin nëse kjo gjykatë asht Ndërkombtare apo Kombtare.

Gjykata në vetvete asht nji lloj hibridi, thuhet tutje në shkrim, ku theksohet se në vend të nji përzimjeje të gjyqtarve, prokurorve dhe pjesës tjetër të stafit, ashtu si duhet me qenë, kjo gjykatë ka me pasë vetëm gjyqtarë ndërkombtarë dhe gjanat tjera, gjoja kanë me ardhë nga Kosova.

Tjetër argument për faktin se kjo Gjykata Speciale asht ndërkomëbtare, simbas portalit, asht se ajo u krijue simbas ligjeve të Kosovës, por faturat i shkojnë Bashkimit Eurpian.

Në të njëjtën kohë, ka nga ata që besojnë se edhe nëse disa ish-drejtues të UÇK’s, sillen para drejtësisë, disa aktorë mbeten të paprekun.

Aidan Hehir, Ekspert i Marrdhanjeve Ndërkombtare, thotë se para nënshkrimit për krijimin e kësaj gjykate, institucionet vendore të Kosovës duhej të adresonin çashtjen se si Misioni i Kombeve të Bashkueme në Kosovë (UNMIK), si dhe nji pjesë e forcave të NATO’s janë të përfshime në krimet e kryeme në Kosovë.

Veprat nën juridiksionin e gjykatës së Kosovës janë krye nga agjentët që veprojnë me mbështetjen nganjëherë hapun dhe nganjëherë të heshtun të aktorëve të jashtëm, përkatësisht NATO’s dhe Misionit të OKB’së në Kosovë (UNMIK). Shkalla në të cilën këta aktorë kanë me qenë përgjegjës për sponsorizimin ose tolerimin e krimit të kryem nga UÇK’ja ka me pasë nji efekt të thellë në perceptimin e legjitimitetit të Gjykatës dhe stabilitetin mbrena Kosovës, – përfundon artikulli i “Justice in Conflict”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.