Lajmet e fundit

Gjykata Speciale në tetor të 2016 ngre aktakuzat e para

gjykata-640x360Aktakuzat e para për krimet e supozuara të UÇK-së nuk do të mund të ngrihen para tetorit të vitit të ardhshëm.
Kështu bëjnë të ditur burime ndërkombëtare të gazetës “Zëri”, sipas të cilëve, deri në atë kohë pritet të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme nga ana e institucioneve ndërkombëtare dhe vendore.
Javë më parë është raportuar se shumë dëshmitarë të mbrojtur, bashkë me familjarë të tyre, tashmë janë vendosur në vende të ndryshme të Bashkimit Evropian, të cilët pritet të dëshmojnë gjatë muajve në vijim kundër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pas funksionalizimit të Gjykatës Speciale.
Burime të gazetës bëjnë të ditur se bëhet fjalë për dëshmitarë shumë të rëndësishëm, të cilët kryesisht kanë qenë ish-eprorë të UÇK-së dhe që kanë pranuar të dëshmojnë në proceset gjyqësore të Gjykatës Speciale kundër ish-bashkëluftëtarëve të tyre.
Gjykata Speciale pritet të funksionalizohet gjatë vitit 2016 në Holandë, e cila do t’i trajtojë akuzat për krime lufte që burojnë nga raporti i senatorit zviceran, Dick Marty. /Zeri/

Leave a Reply

Your email address will not be published.