Gjykata Supreme nuk ka pranuar ende kërkesën e avvokatit Arianit Koci për mbrojtjen e ligjshmërisë në rastin e shefes së grupit parlamentar të AAK-së Donika Kadaj-Bujupi, edhe pse lëndët me paraburgim janë raste urgjente dhe vendosen me procedurë të përshpejtuar.
Gjykata Supreme nuk ka pranuar ende kërkesën e avvokatit Arianit Koci për mbrojtjen e ligjshmërisë në rastin e shefes së grupit parlamentar të AAK-së Donika Kadaj-Bujupi, edhe pse lëndët me paraburgim janë raste urgjente dhe vendosen me procedurë të përshpejtuar.
“Te ne ende nuk është adresuar kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë për rastin në fjalë. Gjykata nuk jep mendim, por lidhur me kërkesën, vendos me aktgjykim”, ka thënë për Tribuna Cahnnel përmes postës elektronike Antigona Uka, zyrtare për Informim Publik në Gjykatën Supreme.
Ajo nuk ka dashur që të jap më shumë detaje duke shtuar se gjykata nuk paragjykon çështjen, pa e parë dosjen, provat dhe faktet.
Kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë është dashur që të shkojë në Gjykatën Supreme nga Gjykata Themelore.
Hamdi Ibrahimi, kryetari i Gjykatës Themelore, nuk e di nëse kërkesa është proceduar, por ai thotë se me dorëzimin e saj nga pala mbrojtëse ajo procedohet për në Supreme.
Pse kërkesa e tij nuk është proceduar nuk e di as avokati mbrojtës i deputetes Bujupi, Arianit Koci. Kjo sipas tij, varet nga rastet që i ka në shqyrtim kjo gjykatë.
“Unë e kam dorëzuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë. Kjo mund të jetë çështje procedurale dhe nuk ka të bëjë me neve. Mund të jetë shumë lëndë në shqyrtim edhe me paraburgim, edhe pse ato janë prioritare, kjo mund të jetë arsyeja e vonesë edhe pse nuk e di saktësisht”, tha ai.
Donika Kadaj-Bujupi dyshohet, për veprën penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”. Deputetja e AAK-së është arrestuar më 18 nëntor në shtëpinë e saj.