Lajmet e fundit

Gjyqi ndaj xhihadistëve, kërcënohet dëshmitari: Me ty do shihemi jashtë

për rekrutim të ushtarëve në Siri.

Tensionimi ka ndodhur gjatë kohës që dëshmonte Adriatik Kuçi, djali i Mustafa Kuçit i cili dyshohet se është dërguar nga të pandehurit në Siri dhe më konkretisht ai ka fajësuar imamin e xhamisë së Mëzezit, Bujar Hysa. Përballë mohimit të të pandehurve, Adriatik Kuçi ka thënë, “Po të ishte aq mirë shkonit vetë”. Replika ka pasur mes tij dhe të akuzuarit Zeqir Imeri. Ndërkohë sipas gazetares së NOA.al, që ndoqi seancën, të afërmit e të pandehurve i kanë thënë dëshmitarit, “Me ty do të shihemi jashtë”. Në këto kushte ai është shoqëruar deri jashtë portës nga policia, për të shmangur ndonjë incident. E pranishme ka qenë edhe dëshmitarja Nazime Allxhaka bashkëshortja e Mustafa Kuçit, e cila pak kohë më parë i cilësoi të akuzuarit “mjekërcjepër”. Ajo tha gjatë seancës se nuk e ka sharë fenë islame pasi edhe vetë është myslimane, por se kundërshton fenomenin e dërgimit të luftëtarëve për xhihad. (NOA)

Leave a Reply

Your email address will not be published.