Lajmet e fundit

Gjysma e burrave: Vjehrra na duket atraktive

Besojeni ose jo, gjysma e burrave të martuar thonë se u duket vjehrra atraktive.

Dhe nëse nuk e keni besuar akoma këtë, atëherë ju themi se sipas studimit, një e katërta e tyre thonë se u ka rënë në kokë për vjehrrën.

Studimi është kryer me 1500 meshkuj.

Një e gjashta e meshkujve thonë se nëna e partneres së tyre duket më e mirë se vetë partnerja.

Por ndryshe nga sa është perceptimi, tetë në dhjetë meshkuj thonë se kanë një marrëdhënie shumë të mirë me vjehrrën.

Dy të tretat e burrave thonë se do ishin të lumtur nëse partnerja e tyre do plakej si mamaja.

Ndërkohë, 31 përqind e meshkujve thonë se vjehrrës i ka rënë në kokë për të, por ajo nuk e tregon.

Sondazhi është kryer për llogari të gjigandit të modës, Peter Hahn, i specializuar për veshjet e grave në moshë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.