Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka theksuar se opozita do ta votonte MSA_në, por në mënyrën se si sot është nënshkruaj nuk do ta votojnë.
I pyetur nëse Lista Serbe nuk do ta votoj MSA-në, si do të ndihet opozita, Konjufca ka theksuar se “kjo qeveri duhet t’i kërkoj votat tek Lista Serbe, e jo tek ne”.
“Të akuzosh opozitën, është jo e sinqertë ngase ishin pikërisht Hashim Thaçi e Isa Mustafa që ia plotësuan të gjitha kushtet dhe le t’i kërkojnë tek ata”, tha ai.