Lajmet e fundit

Glauk Konjufca në Gjykatë, aksioni i policisë për të tjerët vazhdon!

Nga arresti shtëpiak, sot, me anë të policisë, në Gjykatë asht sjellë kryetari i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca.

Bashkë me të asht aktivisti Rron Gjinovci.

Ma herët ishte njoftu se 23 aktiivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” , të cilët për gjashtë seanca radhazi nuk janë paraqit në gjykatë, do të sillen me “forcë” në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Ata bashkë edhe me katër të tjerë po akuzohen për dy veprat penale: pjesëmarrje në grup për kryemje të veprës penale, si dhe damtim të pasunisë së paluajtshme.

Ma saktësisht, për damtimin e disa kerreve të EULEX’it në vitin 2009.

Në mesin e tyne janë edhe deputeti i VV’s, Glauk Konjufca, drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Xhelal Sfeçla, sekretari i VV’s, Dardan Molliqaj dhe zadhanësi për medie në këtë lëvizje, Frashër Krasniqi.

Policia asht në aksion tue kerku edhe të akuzuemit e tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.