Shefi i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka treguar se pse Opozita bllokoi punën e Kuvendit të Kosovës.
“Qëllimi i opozitës ka qenë që ta detyrojë kryeministrin që publikisht në kuvend ta tërheqë nënshkrimin nga marrëveshjet me Serbinë”, tha Konjufca, pas përfundimit të seancës plenare.
