Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se problemi i parë i MSA-së është se me çfarë statusi po e nënshkruan Kosova këtë marrëveshje. Sipas tij, BE-ja e sheh Kosovën si një vend të kontestuar.
Ai ka thënë se një problem tjetër është fusnota.
“Kjo fusnotë dihet se është nënshkruar me Serbinë, duke e njohur Rezolutën 1244 dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka thënë ai. Sipas tij, kjo fusnotë edhe e vë në pikëpyetje shtetndërtimin e Kosovës.
Ai ka thënë se MSA nuk u kushtëzua nga BE për luftimin e korrupsionit apo pse e depolitizoi shërbimet publike apo pse bëri reforma në drejtësi.
“MSA nuk erdhi për shkak të këtyre dukurive, por për shkak të marrëveshjeve me Serbinë”, ka thënë Konjufca.
Sipas tij, rruga e integrimeve evropiane për Kosovën, kalon nëpërmjet Serbisë.