Lajmet e fundit
Glauku po e bombardon Adem Grabovcin

Glauku po e bombardon Adem Grabovcin

Deputeti i PDK-së, Adem Grabovci dhe ai i VV-së, Glauk Konjufca janë përplasur fort në emisionin Interaktiv të KTV-së.

Grabovci ndër të tjera në këtë debat i ka thënë Konjufcës se PDK gjatë kohës sa ka qenë në opozitë ka bërë opozitë ashtu si duhet, duke kundërshtuar por edhe duke ofruar alternativë.

“Ky shembull i mirë i PDK-së është dashtë të merret edhe nga opozita e sotme, ngase në të kundërtën vendi vetëm do të degradoj”, tha Grabovci.

Ai ka thënë se është Kadri Veseli, ai i cili nuk ka lejuar që të eskalohet situata në Kuvend.

”Qëllimi i opozitës ka qenë që të esklaohet situata, në mënyrë që pastaj të shiten si viktima”, ka thënë Grabovci.

Glauk-Konjufca-637x424

Në anën tjetër, deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka thënë se opozita nuk ka pasur skenar për dhunë. Sipas tij, Kosovës po i kanoset një rrezik.

“Kosovës po i kanoset rreziku i funksionimit dhe nuk ka të bëjë me shprehje të mendimit”, tha ai.

Sipas Konjufcës, janë shkel vijat e kuqe dhe është shkelur sovraniteti i vendit.

Deputeti i VV-së ia ka kujtuar skandalet e shumta që kanë ndodhur në vend gjatë qeverisjes së PDK-së.

Kur Konjufca ia numëroi një nga një skandalet e PDK-së në qeverisje, ka reaguar menjëherë Grabovci i cili ka thënë se me deklaratat e deputetit të PDK-së do të qeshin edhe qytetarët.

Konjufca i ka thënë Grabovcit “shikoni se ku ka përfunduar shoku yt Sali Mekaj”, çka ka bërë që ky i fundit të reagoj ashpër.

“Po merresh me çështje banale”, ka qenë përgjigja e Grabovcit.

Konjufca megjithatë nuk u ndal, duke i thënë se “Mekaj është shoku yt dhe i Hajredin Kuçit. Po, po, njeriu i dyti i drejtësisë sëhtë i lidhur me ju”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.