Anthony Martial e ka fituar çmimin si lojtari më i mirë i ri i vitit në futboll. Talenti francez që luan te Manchester United kishte edicion briliant me Monacon vitin e kaluar ndërsa e ka gjetur mirë veten edhe në Premierligën Angleze.
Martial e ka mposhtur në garë të ngushtë Raheem Sterlingun e Manchester Cityt dhe Hector Bellerin të Arsenalit. Rooney dhe Anderson ishin fitues të mëparshëm të këtij çmimi nga Manchester United.