Këtë avancim Sadiku e ka merituar duke qenë golashënues rekord i ligës ku ka luajtur deri më tash. Në 82 ndeshjet e luajtura ai ka shënuar 52 gola.
Kontrata me Luganon, sulmuesit 22 vjeçar i kalon në janar 2014, kur ai pritet të bartë valixhet për në Cyrih. Në marrëveshjen në mes të dy klubeve është fuur edhe klauzola sipas të cilës, në rast se Sadiku shitet më vonë nga FC Zürichu për ndonjë klub tjetër, duhet të përfitojë edhe klubi nga Lugano.
Armando Sadku luan edhe për kombëtaren e Shqipërisë, ku deri më tash ka zhvilluar nëntë ndeshje.
Për Luganon ai luan nga fillimi i vitit 2012, dhe ka qenë golgeteri më i mirë i ligës në të dy sezonet që ka mbrojtur ngjyrat e këtij klubi. Para Luganos ai ka qenë i angazhuar në klubin tjetër të Tesinës, në Locarno.