Mërgim Brahimi arriti ta shënoj njërin ndër golat më të mirë në Zvicër këtë edicion me skuadrën e tij Grasshopper.
Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës realizoi në humbjen e ekipit të tij 1-2 nga Thun, mirëpo goli i tij është vlerësuar jashtëzakonisht shumë në Zvicër.
Kështu ai është futur në garë për golin më të mirë të javës nga e përditshmja zvicerane ‘tagesanzeiger.ch’.
Brahimi është në garë me sulmuesin e Young Boys Bernit, Yuya Kubo si dhe anëtarin e Luganos, kroatin Niko Datkovic.
Aktualisht goli i Brahimit është i dyti më i votuari, ndërsa të gjithë ata që duan ta ndihmojnë anëtarin e Kosovës për ta zënë vendin e parë mund ta shikojnë golin dhe ta votojnë duke klikuar KËTU.