Google ka thënë se konferenca e saj vjetore e zhvilluesve e njohur si Google I/O, këtë vit do të mbahet prej 18 deri më 20 maj në Kaliforni.
Drejtori ekzekutiv i Google, Sundar Pichai, personalisht ka njoftuar se konferenca e kompanisë dotë mbahet pikërisht në vendin e zhvilluesve.
Pikërisht në këtë lokacion, Google e kishte mbajtur konferencën e saj të parë me zhvilluesit dhe programerë.
Pichai nuk ka dhënë shumë detaje për ngjarjen, mirëpo është lënë të nëkuptohet se këtë vit kompania do të mundohet ta bëjë këtë ndodhinë më të madhe të industrisë.