Lajmet e fundit

Gorani: Zgjedhjet në vitin 2016

Njohësi i proceseve politike në vend, Dukagjin Gorani thotë se aktgjykimin e kushtetueses mund ta interpretojë vetëm për efektet politike të tij. Sipas tij, këtu efekt kryesor është përpjekja për të arritur kompromis mes palëve.

Vlerëson se me aktgjykimin kushtetueses të gjithë fitojnë nga pak dhe se zgjedhjet janë të pashmangshme për vitin që po vjen.
“Pra, me aktgjykim shpresohet që opozita do ta gëzojnë një fitore të vogël, porse pushteti do të mbetët ky që është dhe që asociacioni, megjithatë do të themelohet”, është shprehur Gorani duke e vlerësuar normale kërkesën e opozitës për rrëzimin e qeverisë.
Sipas tij, këtë herë aktgjykimi ia dha edhe disa argumente shtesë opozitës.
Gorani ka thënë se kjo Qeveri nuk do të lejohet të shpërbëhet para se t’ia filloj punës Gjykata Speciale e sipas tij, tek pastaj do të mbahen zgjedhje të reja, të cilat janë të pashmangshme në gjysmën e dytë të vitit 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published.