Lajmet e fundit

Gorazhdeci mobilizon krerë të Serbisë të sulmojnë Kosovën

Incidenti që për pasojë pati vetëm dëme materiale në Gorazhdec të Pejës, ka ngritur në këmbë krerët e shtetit të Serbisë.

Në këtë fshat gjatë ditës kanë qëndruar drejtori i zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i shoqëruar nga ministri për Kthim i qeverisë kosovare, Dalibor Jevtiq, raporton KTV.

Gjuriq u ka përcjellë porosi liderëve të Kosovës se ata janë përgjegjësit kryesorë për sigurinë e këtyre banorëve, duke potencuar se klima politike ende nuk është e mirë për normalizimin e marrëdhënieve., transmeton Koha.net.

Gjuriq gjithashtu ka paralajmëruar vizitën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiq, në Gorazhdec.

Gjatë ditës në këtë fshat ka qëndruar edhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, që theksoi përkushtimin për zbardhjen e rastit.

Për incidentin në Gorazhdec ka reaguar edhe presidentja Atifete Jahjaga, duke e dënuar rastin, derisa ka theksuar se incidente të tilla nuk duhet lejuar të acarojnë raportet ndëretnike në Kosovë.

Të dielën në mbrëmje një veture i është vënë flaka dhe në drejtim të një shtëpie është gjuajtur me armë zjarri duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published.