Grupi i Pavarur Studentorë GPS :Të rishikohen marrëveshjet e fundit.
Të nderuara media. Ne studentët në përgjithësi, e po ashtu edhe GPS jemi të shqetësuar me gjendjen në të cilën gjendet vendi ynë. Ne studentët e UP-s jemi për qetësi e mirëqenie të qytetarëve të Kosovës. Zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës i shohim si mundësi për bashkim e unifikim të faktorit politik. Ne studentët e UP-s njëzëri deklarohemi që jemi kundër çdo marrëveshje e cila vlerësohet se është në dëm të shtetit pavarësisht se kush qëndron në pushtet. Ne mendojmë se arsyet e protestës së opozitës do të duhej që të ri-shikohen apo të ri-negociohen. Ne besojmë se lufta e vendit është bërë për mirëqenie ekonomike, sociale e politike në vend. Çdo forcë politike që është në vend, ka të drejtën të protestoj atëherë dhe vetëm atëherë kur protesta është e arsyeshme. Ne mendojmë që marrëveshjet duhet të rishikohen mirë dhe të mos jenë në dëm të vendit. Nëse vlerësohet se ka marrëveshje në dëm të vendit, atëherë ne do t’i kundërshtojmë ato fuqishëm, sepse e kemi për obligim si qytetarë të Kosovës.
Grupi i Pavarur Studentorë Prishtinë.