Lajmet e fundit

Grabovci është ndër deputetët më të pasur, ku pasuria tij është milionëshe.(Dokument)

Deputeti i PDK-së dhe njëherit shefi i grupit parlamentar i kësaj partie, Adem Grabovci, a po siç njihet ndryshe  me epitetin ” shefi i shefave”, duket se  ia ka parë hairin politikës. Qe prej inkuadrimit të tij në politikë, pasuria e tij  ka pësuar një ndryshim drastik. Grabovci është ndër deputetët më të pasur, ku pasuria tij është milionëshe.

Pasuria e tij është shumëfishuar. Në vitin 2007 pasuria e tij e deklaruar tek Agjencia Kundër Korrupsionit ishte mbi 130 mijë euro, ndërkaq tani ajo kalon një milionë, raporton Gazeta Blic.

Sipas formularëve të deklarimit të pasurisë ai ka një banesë në vlerë 150 mijë euro, një truall në vlerë 150 mijë euro, 500 mijë euro ka deklaruar pasuri të trashëguar, 500 mijë të tjera pronë familjare, dhe një 50 mijë euro një pronë tjetër familjare.

Grabovci poashtu ka deklaruar një banesë 117 metra katrorë të bashkëshortes, por që nuk ia ka caktuar se cfarë vlere ka ajo pasuri, dhe thotë se kjo u ble nga kursimet dhe nga kredia e bashkëshortes.

Grabovci ka deklaruar se ka para të gatshme mbi 17 mijë euro dhe detyrime ndaj bankës 15 mijë euro, raporton Gazeta Blic.

Ndërkaq, të hyra ka deklaruar pagën që e merr si deputet mbi 19 mijë euro dhe bashkëshortja, që merr mbi 8 mijë euro./ Gazeta Blic

ade

adem1
   adem3

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.