Granit Xhaka në “radarët” e Barcelonës, të paktën sic informon portali zviceran “4-4-2″. Faqja zvicerane bën të ditur se futbollisti shqiptar me pasaportë zvicerane ka tërhequr vëmendjen e një prej klubeve më të mëdha në botë, pikërisht Barcelonës, ndërsa informon se Drejtori Sportiv i blaugranave, Ariedo Braida, do të jetë këtë të mërkurë në Torino për të ndjekur nga afër ndeshjen mes Juventusit dhe Borussia Monchengladbach me qëllimin për të vëzhguar Paul Pogba dhe Granit Xhakën.
“4-4-2″ kujton se Graniti ka një kontratë deri në vitin 2019 me klubin gjerman, por në verën e 2017 mund të përdorë klauzolën e largimit të fiksuar në shifrën e 30 milionë Eurove. Gjithsesi një transferim i Granit Xhakës nuk përjashtohet që të ndodhë edhe verën e ardhshme. Nëse dicka e tillë do të realizohej Granit Xhaka do të bëhej i pari shqiptar që luan për Barcelonën. Sirenat e klubeve të mëdha në drejtim të vëllait më të vogël të Taulantit, Granitit, që ka fituar zemrat e gjithë shqiptarëve me fanellën kuqezi të Kombëtares, nuk kanë munguar as në verën e kaluar kur u fol shumë për një transferim të mundshëm të tijin te Bajerni i Mynihut.