Sot Aleanca e Gruas së Kosovës do të shpërndajë dhurata për 13 familje dhe dhurata për 15 fëmijë që jetojnë në kushte të rënda jetese në Prishtinë.
Sipas njoftimit paraprak të zyrës së AAK-së, ky aktivitet është vazhdimësi i aksionit humanitar “T’i gëzojmë fëmijët”të zhvilluar në Ferizaj, me c’rast janë shpërndarë dhurata për fëmijët me aftësi të kufizuara në shkollën Gjon Serreqi dhe në një lagje ku jetojnë familje në kushte shumë të vështira.