Jemi bashkë, jemi të barabarta
Manifestimi i së shtunës do të jetë madhështor pikërisht sepse pjesëmarrja e grave do të jetë e madhe.
Thirrja për pjesëmarrjen e grave në manifestimin e 28 nëntorit u bë nga tubimi mobilizues me gra e vajza ku folën nënkryetarja e Kuvendit të Republikës nga VETËVENDOSJE! Aida Dërguti, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Teuta Haxhiu, Selvije Rexhepi nga NISMA e poashtu Nazlie Bala, aktiviste e Lëvizjes VETËVENDOSJE!