Lajmet e fundit

Grave të AAK-së nuk u lejohet ta vizitojnë Donikën në burg

 

Pallati i Drejtësisë i ka refuzuar kërkesën Aleancës së Gruas së Kosovës (AGK), për të vizituar në burgun e Lipjanit deputeten Donika Kadaj-Bujupi e cila është helmuar gjatë qëndrimit në burg.

Anëtarja e AGK-së, Shuki Bajrami ka shkruar në rrjetin social Facebook se ndonëse u është refuzuar kërkesa për vizitë, gratë e AAK-së do të vazhdojnë të insistojnë sot dhe në vazhdim për të kuptuar arsyen e vërtet të helmimit të deputetes Kadaj-Bujupi.

“Pas lajmit për helmimin e deputetes Donika Kadaj në burg, të shqetësuar me lajmin, bëmë kërkesë për vizitë urgjente në Pallatin e Drejtësisë, kërkesa jonë u refuzua për shkak të procedurave. AGK do të vazhdoj te insistoj sot e në vazhdim për të kuptuar të vërtetën e rastit të helmimit të Donikës. Sot do të jemi para Burgut në Lipjan në 1:00 dhe ora 14:00 para zyrave të KMDLNJ-së. Po ashtu kërkojmë lirimin e deputetes Albulena Haxhiut dhe gjithë deputetëve dhe aktivistëve të arrestuar politikisht”, ka shkruar Bajrami.

Leave a Reply

Your email address will not be published.