Lajmet e fundit

Grave të verbra u premtohet mbështetje nga institucionet

OJQ Komiteti i Grave të Verbra të Kosovës ka zhvilluar takime me ministrin e Shëndetësisë dhe me Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, njoftoi kjo OJQ përmes një komunikate për medie.

Ndërsa në takimin me ministrin e Shëndetësisë z. Nimet Rrahmani, të hënën, ai premtoi se do ta zbatojë Ligjin për personat e verbër dhe do t’i marrë në konsideratë të gjitha hallet dhe problemet e kësaj kategorie, e cila po kalon nëpër vështirësi të shumta, dje mori premtimin edhe nga Komisoni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, se do të ndihmojë të lobojë më shumë për të drejtat e personave të verbër.

Ky aktivitet është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Leave a Reply

Your email address will not be published.