Pesë persona, të gjithë emigrantë, janë gjetur të vdekur jashtë ishullit lindor grek Samos.
Rojet bregdetare greke kanë gjetur trupat e dy burrave dhe të tri grave, ndërsa po përpiqen që të nxerrin nga deti i trazuar edhe trupin e një personi tjetër, raporton AP, transmeton Kosovanews.
Asnjë varkë ende nuk është gjetur, ndërsa operacioni i shpëtimit është duke vazhduar. Zona ku janë gjetur trupa është goditur nga erëra të forta deri në 70 kph (45 mph).
Samos, i cili shtrihet shumë afër bregdetit turk, është një nga ishujt grekë lindore që kanë qenë pikat kryesore të hyrjes për qindra e mijëra njerëz, kryesisht refugjatë nga Siria dhe Iraku. Në Greqi vitin e kaluar kanë hyrë rreth 850 mijë refugjatë dhe emigrantë./KOSOVANEWS/