Rojet bregdetare në Greqi kanë deklaruar se kanë shpëtuar më shumë se 1,400 refugjatë. Refugjatët janë shpëtuar në 39 operacione të ndara.
Fluksi i madh i refugjatëve që po largohen nga konflikti dhe varfëria, pavarësisht motit të keq nuk ka të ndalur.
Rojet bregdetare kanë raportuar se më shumë se 70 persona, shumë nga ta fëmijë, kanë humbur jetën pranë ishujve grekë.
Ndërsa, kanë shtuar se kanë arritur të shpëtojnë 1,431 refugjatë dhe emigrantë pranë ishujve shujt Lesbos, Samos, Farmakonissi, Kalymnos, Kalolymnos, Symi dhe Rodos.