Lajmet e fundit

Greqi, pensionistet protestojnë kundër masave ekonomike

Pensionistët grekë kanë marshuar nëpër rrugët e Athinës, duke protestuar në këtë mënyrë kundër masave ekonomike. Në duar ata mbanin pankarta në të cilat shkruhej ‘Mbani duart larg pensioneve tona’, transmeton Gazeta Blic.

Greqia ka miratuar buxhetin, i cili buxhet vendos shkurtime drastike për pensionistët, ndërkaq, qytetarët grekë janë shprehur shumë të ashpër në lidhje me vendimet e fundit të qeverisë Tsipras.

“Nëse nuk ndryshon asgjë, atëherë gjërat do të bëhen edhe më të vështira,” janë shprehur disa qytetarë. Qeveria e Tsipras me vendimet e reja ka rritur moshën e pensioneve, ka shtuar taksat dhe ka zvogëluar shumicën e pagave për punëtorët e administratës publike.

Leave a Reply

Your email address will not be published.