Autoritetet greke kanë deklaruar se gjatë tre ditëve të fundit, janë shpëtuar rreth 1,244 refugjatë dhe emigrantë që rrezikonin të përmbyteshin në Detin Egje.
Rojet bregdetare kanë deklaruar se ekipet e shpëtimit i janë përgjigjur 34 incidenteve, në afërsi ishujve të Lesbos , transmeton Kosovanews.info
Në numrim nuk përfshihen mijëra refugjatë dhe emigrantë të cilët kaluan nga bregu perëndimor i Turqisë, drejt Greqisë.
Greqia vazhdon të mbetet pika kryesore për mijëra refugjatë që largohen nga Lindja e Mesme dhe nga Afrika dhe që kërkojnë një jetë më të mirë në Europë, megjithatë gjatë këtij viti, qindra njerëz kanë humbur jetën gjatë udhëtimit të rrezikshëm nëpër Detin Egje.