Një varr i mbretërisë antike të Maqedonisë, i pajisur me katër dhoma, që daton nga shekulli III para Kishtit, u zbulua në komunën Pella (veri), njoftoi sot Ministria greke e Kulturës.
”Varri u zbulua gjatë punimeve që po kryheshin në rrjetin e kanalizimit të ujrave në komunën Pella, rreth 500 kilometra në veri të Athinës dhe 40 kilometra nga Selaniku”, bëri sot të ditur një deklaratë e ministrisë.
Komuna Pella ka qenë kryeqyteti i vjetër i mbretërisë maqedonase gjatë periudhës klasike (shekulli V-IV para Krishtit).
Varri maqedonas i zbuluar ne Greqi
Tipari më i spikatur i këtij varri është arkitektura e tij, sepse përveç hollit dhe dhomës kryesore, varri përmban gjithashtu edhe dy dhoma të tjera ngjitur me të.
”Në pjesën qendrore të varrit, muret janë të larta rreth 2,5 metra, kulmi harkor është i rrënuar, ndërsa pjesa e sipërme e dhomave ngjitur me të janë në gjendje të përsosur”, referuar tekstit të ministrisë.