Lajmet e fundit
Greqia e do Kosovën në BE

Greqia e do Kosovën në BE

Shefi i Zyrës greke në Prishtinë, Dimitrios Moschopoulos në prononcim për Radio Dukagjinin ka thënë se Greqia e mbështet anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Ai ka theksuar se shteti i tij është në dijeni se anëtarësimi në BE përfshinë edhe njohjen e pavarësisë së Kosovës.

“Ne duam që Kosova të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, dhe gjitha proceset që kjo rrugë përfshinë. Ju e dini se në Bashkimin Evropian të gjithë e njohin njëri tjetrin. Nuk ka anëtarësim pa njohje. Ne e dimë shumë mirë këtë”, ka thënë Moschopoulos i cili ka shtuar se “Ne jemi në një pozitë ku nuk kemi ndryshuar qëndrim karshi mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës, por jemi në dijeni se integrimi i Kosovës në Bashkimin Evropian e bën të pashmangshme njohjen e shtetit tuaj”.

Moschopoulos ka theksuar se Greqia ka marrëdhënie të shkëlqyera me Kosovën dhe ka potencuar se shteti i tij e ka mbështetur Kosovën në anëtarësimin në shumë institucione ndërkombëtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published.