Lajmet e fundit
Grosskreutz mungon gjashtë javë

Grosskreutz mungon gjashtë javë

Kevin Grosskreutz pritet të mungojë deri në gjashtë javë pasi pësoi një lëndim në muskuj në humbjen e radhës së Borussia Dortmundit.

Përfaqësuesi gjerman u zëvendësua në minutën e 60 pasi nuk mund të vazhdonte lojën shkaku i lëndimit derisa “Milionerët” po pësonin humbjen e 11 në Bundesliga.

“Borussia Dormundi duhet të vazhdojë pa Kevin Grosskreutz në gjashtë javët e ardhshme”, thuhej në komunikatën e klubit.

“Ai ndoshta do të rikthehet në ndeshjen e dytë kundër Juventusit që zhvillohet më 18 mars në Ligën e Kampionëve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.