Lajmet e fundit

Gruaja e të burgosurit në rastin Kumanova rrëfen për keqtrajtimet që po i bëhen burrit

Vazhdimisht është thënë dhe reaguar nga familjaret dhe institucionet për trajtimin e të burgosurve për rastin e Kumanovës. Ata që tetë muaj po mbahen të mbyllur në burgjet në Maqedoni. Se si po trajtohen dhe në farë kushte po mbahen ata tani, tregon për Lajmi.net, gruaja e Genc Sefës, njërit nga të burgosurit në rastin e Kumanovës.

Dashurije Ahmeti-Sefa nga Ferizaj, gruaja e të burgosurit në rastin e Kumanovës Genc Sefës, tregon se të burgosurve në rastin e Kumanovës vazhdojnë tu mungojnë kushtet elementare.

12346338_1227108467316308_1630218319971526871_n-640x358

Ajo tregon se gjatë një vizite të bërë të hënën në burgun ku ai po mbahet, ka parë kushtet e mjerueshme me të cilat po përballen burri i saj së bashku me të burgosurit e tjerë të rastit Kumanova.

“Në burg tani nuk keqtrajtohen. Kushtet janë mizërie. Tmerrësisht të këqija. Siç thonë ata, në qelitë ku ata po mbahen, nuk ka ngrohje dhe bënë shumë ftohtë”.

Dashurija me pikëllim sqaron tutje detajet e keqtrajtimeve që burri i saj me të tjerët po përballën për çdo ditë.12386670_946986385379196_1840847772_n (1)

“U lëshohen nxehjet 30 minuta paradite dhe 30 pasdite, imagjino sa mund të ngrohët ato minuta për 24 orë. Ushqimi është jashtëzakonisht i dobët. Sikur të mos u dërgojmë ne, ata nuk mbijetojnë me atë ushqim që marrin. Përpiqemi të paktën një herë në jave t’u dërgojmë nga 5 kg ushqime. Papastërtia thotë Genci është në nivelin me të lartë të mundshëm. Sado qe të burgosurit përpiqen ta mbajnë vendin pastër, nuk kane mjete për ta bërë më mirë atë”, tregon ajo për Lajmi.net.

Dashurija tregon se burrin i saj dhe të burgosurit e tjerë i ka shqetësuar dhe mërzitur shumë seanca e parë gjyqësore e mbajtur dy javë më parë. Siç shprehët ajo, para dhe pas kësaj seance, të burgosurit iu kishin nënshtruar sërish keqtrajtimeve nga forcat policore.

“Atë ditë bartjen e tyre deri në seancë e ka bërë policia speciale e cila ka ushtruar përsëri dhunë fizike e psikike mbi ta. Për disa orë rreth para dhe pas seancës, të burgosurit janë torturuar me duar te lidhura, duke shkelur të gjitha konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut” thotë ajo.

Dashurija tregon se edhe familjarët e të burgosurve të rastit të Kumanovës, janë tejet të shqetësuar dhe indinjuar me trajtimin e familjarëve. Ata paralajmërojnë se procedurat e ankimit për këto shkelje të drejtave bazë të njeriut,  do t’i procedojnë deri te gjykata ndërkombëtare. Ajo thotë se do të ngritin padi ndërkombëtare edhe ndaj institucioneve shtetërore të Maqedonisë./lajmi.net

– See more at: http://lajmi.net/gruaja-e-te-burgosurit-ne-rastin-kumanova-rrefen-per-keqtrajtimet-qe-po-i-behen-burrit/#sthash.AbbZCbgI.dpuf

Leave a Reply

Your email address will not be published.