Një 46-vjeçare kanadeze, që njihet edhe me emrin Tiger Sun, ka kaluar muaj të tërë në vijën e luftës kundër ISISit, në veri të Sirisë.
Ajo ka luftuar në krah të kurdëve, kundër terroristëve që identifikohen me islamin.
Sipas saj, ata shfaqen të pamëshirshëm e trima, po e vërteta është krejt ndryshe.
Ata janë “qyqarë, frikacakë dhe derra që zvarriten” në luftime, tha Hanna Bohman, që është emri i vërtetë i kësaj luftëtareje.
Bohman tha se: “ushtarët e ISISit janë një grup i pistë, me erë të keqe goje, derra të ndyrë që ikin në momentin e parë të rezistencës”, tha ajo për “Business Insider“.
Hanna Bohman, iu bashkua batalionit ushtarak të femrave në një forcë nacionale kurde në Irak marsin e kaluar. Nga eksperienca e saj gjatë luftimit me këtë grup ekstremist, Bohman tha se perceptimi i Perëndimit se ISISi është një forcë e fuqishme është mashtruese.