Një grua në Indonezi është akuzuar se ka pasur afirmitet me një student të universitetit. Për këtë arsye ajo është rrahur me shkop publikisht, pasi kështu është ligji i Sheriatit, raporton Daily Mail.
Miliona njerëz janë mbledhur jashtë një xhamie në Indonezi që të shikojnë këtë grua deri sa rrihet dhe që t’ i dëgjojnë britmat e saj.
Kjo rrahje në publik është bërë pasi që ligji i Sheriatit thotë se një burrë dhe një grua, të cilët nuk janë të martuar, nuk guxojnë që të kenë afrimitet me njëri-tjetrin.
Pasi që ajo është goditur pesë herë është shtrirë në tokë, ku pastaj është dërguar me një ambulancë në spital, për t`i mjekuar plagët.