Njoftohet se grupe serbësh kanë penguar sot doganierët e Kosovës e të EULEX-it të shkojnë në pikëkalimin kufitar Jarinje. Ata kishin bllokuar rrugën në orët e para të mëngjesit. Kolona e automjeteve me doganierë për pasojë u detyrua të kthehej.
Serbët në veri të Kosovës janë kërcënuar se do të mbajnë të bllokuara rrugët në këtë pjesë të Kosovës, deri sa të mos lejohet të mbrohet në liri Zharko Veselinoviq, të cilit EULEX-i i ka caktuar një muaj paraburgim.