Lajmet e fundit
“Grupi i Drenicës” deklarohet i pafajshëm

“Grupi i Drenicës” deklarohet i pafajshëm

(E plotësuar) – ) Është lexuar aktakuza ndaj “Grupit të Drenicës” . Të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm. Ndërkaq, mbrojta ka kërkuar ndërprerjen e paraburgimit.

Seanca dëgjimore është drejt përfundimit ndërkohë avokati i Sami Lushtaku, Arianit Koci bëri kërkesën për lirimin e klientit të tij për ta bërë betimin si kryetar komune edhe për një mandat.

Nis gjykimi i “Drenicës”Ka filluar seanca dëgjimore ndaj “Grupit të Drenicës”. Shumë përkrahës të ish bashkëluftëtarëve të akuzuar për krime lufte, janë duke qëndruar para objektit ku është duke u mbajtur seanca.

Sot, fillon gjykimi i “Drenicës”Një ambasador, dy kryetarë komunash, një deputet, një komandant i Policisë dhe dhjetë ish-eprorë dhe ushtarë të UÇK-së, të premten (sot) do të ulen në bankën e të akuzuarve.

Sylejman Selimi, Sami Lushtaku dhe pesë të akuzuar tjerë, kanë gjashtë muaj që mbahen në paraburgim. Ndërsa tetë të tjerë akuzohen duke u mbrojtur në liri.

Seanca fillestare për 15 të akuzuar si “Grupi i Drenicës”, do të fillojë të premten paradite ndërsa si zakonisht, në seanca fillestare mbrojtja kërkon që aktakuza të hidhet poshtë, e po ashtu do të kërkojnë edhe lirimin e tyre. Në këtë seancë të akuzuarit pritet të deklarohen nëse ndihen fajtorë ose të pafajshëm,Avokatët e të akuzuarve paralajmërojnë se në seancën e së premtes do të kërkojnë lirimin nga paraburgimi. Tomë Gashi që është avokati i Sylejman Selimit, thotë se nga kryetari i Trupit Gjykues do të kërkojnë që klienti i tij dhe të akuzuarit tjerë, t’i lirojnë nga paraburgimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.