Grupi islamist somalez al-Shabab në një video propagandistike ka shfaqur pamjet e Donald Trump-it, kandidadit për president në SHBA.
Në video shfaqet thirrja e tij për ndalimi e myslimanëve që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, raporton BBC. Gjithashtu, aty tregohet lidhja mes grupit somalez dhe Al-Kaedas, ndërsa u bëhet thirrje afrikano-amerikanëve që të kthehen nga Islami dhe të marrin pjesë në luftën e shenjtë.
Në video thuhet se racizimi, brutaliteti policor dhe ndjenjat anti-myslimanë janë rritur dukshëm në Shtetet e Bashkuara.
Megjithatë ende asnjë koment nuk është dhënë nga ekipi i fushatës së Donald Trump-it në lidhje me videon.
Në vitet e fundit, disa somalezë-amerikanë nga Minnesota kanë braktisur Shtetet e Bashkuara dhe i janë bashkuar grupi al-Shabab në Somali.
Në vieon e grupi terrorist, Trump zë hapsirën kohore 10 minutëshe, duke bërë thirrje që të pengohen të gjithë myslimanët që duan të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Ai kishte deklaruar se autoritetet amerikanë duhet të ndalojnë hyrjen e myslimanëve në vend, ndërsa deklaratat e tij janë dënuar nga një pjesë e madhe e amerikanëve.
Al-Shabab, grup i cili kërkon përmbysjen e qeverisë së mbështetur nga Perëndimi, dëshiron të imponojë një version të rreptë të Sheriatit (ligjit Islamik). Ky grup ka kryer sulme terroriste vdekjeprurëse në Kenia dhe Etiopi.