GSBGJ-ja fuqishëm dënon çfarëdo akti të dhunës ndaj grave dhe vajzave, qofshin ato brenda familjes apo në hapësirat publike. Për më tepër, GSBGJ-ja është posaçërisht e shqetësuar që Zejnepe Bytyçi-Berisha i kishte raportuar aktet e dhunës nga bashkëshorti i saj te policia na disa raste para incidentit dhe kishte kërkuar përkrahjen saj, thuhet në një reagim të GSBGJ.
Më poshtë mund të lexoni të plotë reagimin.
Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore (GSBGJ) është thellë i shqetësuar për vrasjen e Zejnepe Bytyçi-Berisha (39), që supozohet të jetë kryer nga bashkëshorti i saj më 23 tetor 2015 në Suharekë. Për më tepër, GSBGJ ndihet keq që edhe vajza e tyre supozohet të ketë pësuar lëndime gjatë këtij incidenti.
GSBGJ-ja fuqishëm dënon çfarëdo akti të dhunës ndaj grave dhe vajzave, qofshin ato brenda familjes apo në hapësirat publike. Për më tepër, GSBGJ-ja është posaçërisht e shqetësuar që Zejnepe Bytyçi-Berisha i kishte raportuar aktet e dhunës nga bashkëshorti i saj te policia na disa raste para incidentit dhe kishte kërkuar përkrahjen saj. GSBGJ-ja i inkurajon institucionet e Kosovës që ta hetojnë rastin në plotësi dhe me hollësi, si edhe të gjitha rastet tjera të dhunës në familje. Gjithashtu u bëjmë apel gjykatave dhe prokurorisë që të sigurojnë gjykim të shpejtë dhe të drejtë të këtij rasti dhe të gjitha rasteve tjera të dhunës në familje, që të garantohet drejtësi për familjen e gruas së vrarë dhe të gjitha gratë tjera, vajzat, burrat dhe djemtë që janë prekur nga dhuna në familje.
Grupi për Siguri dhe Barazi Gjinore fuqishëm i përkushtohet faktit që dhuna në familje nuk është çështje private dhe që përdorimi i alkoolit apo drogave apo ndonjë arsye tjetër nuk e justifikon apo zvogëlon seriozitetin e dhunës në familje. GSBGJ-ja e inkurajon policinë që të marrë seriozisht raportet e akteve kriminale të kryera në marrëdhënie familjare, në pajtueshmëri me Kodin Penal. Ndjekja ex officio e akteve të tilla është qenësore në parandalimin e dhunës recidiviste që në fund mund të çojë te vdekja, siç ilustrohet fatkeqësisht nga ky rast dhe nga rasti i Diana Kastratit.
Grupi përcjellë ngushëllimet e përzemërta familjes dhe miqëve të viktimës.