Lajmet e fundit

Grupi punues për të pagjeturit ende pa kryesues

Grupi punues për persona të pagjetur po funksionin pa zgjedhjen e pasuesit të Pajazit Nushit, si kryesues i grupit. Delegacionin e Prishtinës po e kryeson Prenk Gjetaj i cili është edhe kryetari i Komisionit për të Pagjeturit. Pikërisht, moszgjidhja e kryesuesit ishte arsyeja pse pala kosovare nuk u ftua nga pala serbe në gërmimet në Kizhevak të Rashkës.

Kryetari i Komisionit qeveritar për të pagjeturit, Prenk Gjetaj, në një prononcim për Gazetën Tribuna, ka thënë se pala serbe nuk ka asnjë arsye të drejtojë akuza sepse procesi i dialogut nuk është bllokuar asnjëherë as nuk do të jetë i bllokuar në këtë drejtim.

“Kryesuesin e grupit punues e emëron Qeveria. Për momentin Qeveria e ka zgjedhur problemin e përkohshëm dhe grupin punues e udhëheqë unë, e pse nuk ka lëshuar vendim ose pse nuk është marrë ende vendimin për emërimin e kryesuesit të grupit punues ajo është çështje e Qeverisë. Për momentin unë e udhëheqë delegacionin e Prishtinës me palën serbe për çështjen e personave të zhdukur”, tha Gjetaj.

E,kryetari i Këshillit Koordinues i Asociacionit për të Pagjeturit të Kosovës, Bajram Çerkinaj, ka thënë se pavarësisht mungesës së emërimit të kryesuesit të palës kosovare, procesi në asnjë pikë nuk ka stagnuar.

“Serbia prej fillimit ka bërë lojëra të mëdha dhe po bënë ende për shkak të për shkak se ndërkombëtarët nuk po bëjnë presion sa duhet tek pala serbe, as në negociata. Grupi punues e ka pasur një pauzë pas vdekjes së Pajazit Nushit, mirëpo pavarësisht kësaj nuk ka ngecur as një minutë puna e Komisionit Qeveritar, për shkak se kompetencat i ka pasur Prenk Gjetaj”, tha Çerkinaj.

Pala kosovare ka mbetur pa kryesues që nga vdekja e prof. Pajazit Nushi. Në vazhdën e gërmimeve, në Kizhevak të Rashkës në Serbi , pala kosovare nuk ishte ftuar nga ajo serbe me arsyetimin se nuk kanë kryesues dhe se nuk kanë me kënd të komunikojnë.

Kjo ngjalli reagime të shumta deri në mbajtjen e një takimi ad hoc në të cilin të dyja palët u morën vesh që të vazhdojnë më tutje procesin, të ndërmjetësuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.