Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se përgjegjës kryesor për demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi është kryetari i Komisionit për Demarkacionin. Sipas tij, me këtë marrëveshje po humbet territor sa Prishtina me Fushë Kosovë dhe disa pjesë të Lipjanit.
“Pushteti ekzistues më shumë po preokupohet me e rujt zotin Meha dhe Komisionin qeveritar për Demarkacion, dhe me iu garantu sa më shumë të drejta serbëve në kuptimin etnik se sa që iu kemi dhënë me Kushtetutë. Kemi humbur bukur shumë territor, përafërsisht sa Prishtinën me Fushë Kosovë dhe pjesë të Lipjanit. Përgjegjësi i parë është kryetari i Komisionit për Demarkacionin dhe kjo herët a vonë do të vërtetohet. Ka pas brenda këtij komisioni anëtarë që nuk janë pajtuar dhe janë larguar”, është shprehur Haradinaj në emisionin Politikë të Tribuna Channel, transmeton Indeksonline.
Sipas Haradinajt, “shefat e Qeverisë” kanë dhënë urdhër dhe prandaj janë arrestuar edhe deputetët.
Ndërsa, ai ka thënë se marrëveshjet nuk do të kalojnë, dhe sa ma shpejt ta kuptojnë këtë, është në të mirë të tyre.
Më poshtë mund ta ndiqni videon me deklaratën e plotë të Daut Haradinajt, ku tregon edhe për aktivitetin që do ta organizojnë më 28 Nëntor.