Hafiz Gagica personaliteti i LDK’së me ndikim të madhë nga diaspora e ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese ku thotë se ky vendim është shumë i qartë dhe ësht koha që Isa Mustafa të mos qendronë në krye të Qeverisë dhe të LDK’së .
Ja postimi i plotë :
Bëje për Kosovën, Isa Mustafa. ik!Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është shumë i qartë!Me këtë vendim, argumentohet se ti, Isa Mustafa nuk ke më asnjë të drejtë (ligjore se atë morale se ke pasur kurrë) të qëndrosh në krye të Qeverisë dhe të LDK-së.Nuk të ka mbetur asnjë mundësi e malverzimeve të mëtejme si kryeministër shteti e as si kryetar i një parite si LDK-ja, e cila i vuri bazat e demokracisë, lirisë dhe shtetit të Kosovës.Për ti vu kapakun gjithë këtij paradoksi pseudoudhëheqjeje, është çasti i fundit që të bësh veprimin e vetëm të arsyeshëm gjer me tani: të largohesh dhe të tregosh se bile pak të ka mbetur deri te e mira e vendit që bashkarisht me koalicionistët e tu e sollët në fund të pusit.Bëje një veprim të tillë në se jo për moralin burrnor, bëje për Kosovën. Ajo e meriton, më në fund të frymojë e lirë si të gjitha shtetet tjera demokratike.Isa Mustafa, ik!Hafiz Gagica