Komisari i BE-së për politikë të fqinjësisë dhe negociata të zgjerimit, Johanes Hahn, në një intervistë ekskluzive për “Kohën Ditore”, me rastin e hyrjes në fuqi të MSA-së porosit Kosovën që tash të fokusohet në implementimin e saj në mënyrë që të përfitojë nga ajo.
Duke pasur parasysh krizën politike, ai në këtë intervistë ka përsëritur thirrjet për liderët politikë që përmes dialogut të zgjidhin këtë krizë.
Po ashtu flet edhe për procesin e liberalizimit të vizave, proces i cili ende në rastin e Kosovës nuk ka përfunduar as pas premtimeve të shumta në vitet e shkuara se “është shumë afër” dita kur do të lëvizin edhe qytetarët e Kosovës pa viza.
Intervistën e plotë me Johannes Hahn, mund ta lexoni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”.