Lajmet e fundit

Hahn: Në fund të vitit me raport pozitiv për vizat

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatave për Zgjerim, Johannes Hahn tha se për Kosovën në fund të vitit mund të kenë raport pozitiv për vizat.
Hahn tha se kanë mbetur edhe disa pika që duhen plotësuar nga Kosova, para se të hiqen vizat.

“Kjo edhe mund të ndodhë. Jemi në rrugë të mirë në atë që është plotësimi i të gjitha parakushteve të cilat Kosova duhet t’i përmbushë për të pasur liberalizimin e vizave. Ka edhe disa pika që duhen plotësuar. Por, bazuar në ekspertët tanë me të cilët natyrisht kam biseduar para se të udhëtoj për Kosovë, pastaj sot morëm edhe informata shtesë nga Qeveria e Kosovës dhe jam shumë optimist se deri kah fundi i vitit, si Komision Europian, do të paraqesim raport pozitiv”, tha Hahn për RTK-në.

Leave a Reply

Your email address will not be published.